Home Aktualitet Rudina Hajdar...

Rudina Hajdari: Basha nuk ka shpëtim, duhet tavolinë e përbashkët

324
0

Këtë të shtunë mbahet mbledhja në PD, ku grupi i ri anti-Basha kërkojnë që ai të japë dorëheqjen si kryetar. Rudina Hajdari, thotë se plani i saj me 6 pika është zgjidhja dhe se duhet të nisë nga një tryezë e përbashkët.

“Duhet të mbledhim gjithë forcat dhe të ecim përpara. PD nuk mund të përballem më me këto disfata, përgjegjësia kryesore i bie lidershipit, për vendimet dhe pastaj që kanë ardhur nga këto vendime. Kjo rënie nuk erdhi tani, PD ka kohë në rënie.

Duke pasur këtë rënie dhe përçarje, që Basha vazhdon me përjashtime dhe largimet e personave me kontribute për atë parti dhe bën sikur është konsultuar, ndërkohë që kjo nuk ka ndodhur. Sa herë ka pasur përballje, ai ka zgjedhur rrugën e përjashtimit.

Pretendimi i Berishës së lidershipi me Bashën ka probleme erdhi shumë vonë. Nuk ngriti gishtin shumë herë që duhet ta kishte kritikuar Bashën nuk e bëri, sa iu prek interesi e përdori historikun e tij dhe peshën që ka brenda PD, e përdori për të ardhur në ndihmë të misonit për interesat e veta. Duhet të gjejmë një zgjidhje.

Ajo që propozova unë gjatë ditës së sotme është një plan modest me 6 pika. Duhet krijuar një komision, çdo palë të ketë përfaqësuesin e tij ose të saj dhe të vijnë në tavolinë me mendimet e tyre. Duhet një tavolinë që bashkon të gjitha palët, brenda dhe jashtë partisë. Basha nuk shpëtim në këtë mes, kriza duhet të bazohet te ndryshimi i statutit”, tha Hajdari.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit