Home ShowBiz Rudina: S’kam...

Rudina: S’kam fare durim për horoskopin. Meri: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor delikat

355
0

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, u fol për atrologjinë. Një ndër të ftuarat në studio, ka qenë edhe astrologia Meri. Moderatorja Rudina Magjistari i ka thënë Merit se nuk ka fare durim të lexojë horoskopin ditor dhe nuk i duket shumë i besueshëm. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Merit e cila fillon jep shpjegime për shenjën që Rudina ka dhe shprehet se shenja e Virgjëreshës është një shenjë që ka një sistem nervor shumë delikat dhe nervozohet shpejt.

Rudina Magjistari: Atë horoskopin e përditshëm nuk kam durim fare Meri, nuk e di sesi e dëgjojnë përditë. Një herë në muaj është interesant ose ai vjetori, një herë në vit po.

Meri Shehu: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat dhe nervozoheni. Merreni me shumë detaje, duke detajuar jetën në çdo moment normal që jeni të ngarkuar psikologjikisht.

Rudina Magjistari: Ka plot njerëz që mendojnë si unë.

Meri Shehu: Unë po flas astrologjikisht, nuk po flas si shoqe. Nuk e ke dëgjuar horoskopin përditë që ti të marrësh atë kulturën e të dëgjuarit përditë sepse përditë ndryshojnë renditjet e planetëve dhe çdo ditë ka ato nuancat dhe ngjyrimet e veta. Nëse do ta dëgjoje përditë, të paktën një ditë që do ngriheshe në mëngjes që nuk do ndiheshe mirë do thoje çfarë po ndodh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit