Home Aktualitet Dalin pamjet,...

Dalin pamjet, rusët po braktisin vendin! Radha e trafikut 16 kilometra në kufi me Gjeorgjinë

91
0

Imazhet e kapura satelitore tregojnë radhë kilometrike trafiku në anën ruse të kufirit me Gjeorgjinë.

Maxar Technologies që ka siguruar pamjet satelitore që tregojnë se trafiku i mjeteve në drejtim të Gjeorgjisë ishte 16 kilometra të dielën.

CNN shkruan se qindra automjete janë në anën ruse në pritje për të kaluar kufirin, ku rusët presin derinë 48 orë që të largohen nga Rusia. Veç atyre me automjete, ka edhe njerëz që kalojnë në këmbë, me valixhe në duar.

Radhët janë krijuar pas njoftimit javën e kaluar nga Presidenti Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm të rusëve për të luftuar.

Aktualisht, kufiri është ende i hapur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit