Home Bota Rusia “kap” P...

Rusia “kap” Parlamentin Europian, thirrja nga eurodeputetët: Hetim i thellë para zgjedhjeve!

267
0

Bashkimi Europian është tronditur nga informacionet se Rusia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e Parlamentit Europian. Si rrjedhojë grupimi i deputetëve të Liberalëve në PE kërkon një hetim imediat për këtë çështje.

Kryeministri belg është shprehur më herët se Rusia ka paguar eurodeputetë për të promovuar propagandën ruse. Presidentja e grupit liberal e cila është gjithashtu kandidatja kryesore e presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjedhjet e Bashkimit Evropian, bëri thirrje për një “debat urgjent” në Parlament në një letër drejtuar Presidentes së PE, Roberta Metsola.

“Nëse eurodeputetët ose kandidatët në zgjedhjet e ardhshme evropiane kanë marrë para ose janë korruptuar nga qeveria ruse ose përfaqësuesit e saj, ata duhet të ekspozohen”, shprehen eurodeputetët e majtë në PE.

Dy grupet më të mëdha politike të Parlamentit, Partia Popullore Evropiane dhe Social-Demokratët, nuk i kanë komentuar këto akuza. Një zëdhënës i Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Europian tha se: “Presidentja është në dijeni të akuzave që po bëhen dhe po shqyrton akuzat specifike për një reagim në vijim”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit