Home Bota Rusia ndërpre...

Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Itali

43
0

Kompania e kontrolluar nga shteti rus, Gazprom PJSC, pezulloi furnizimet e gazit natyror në Itali, duke përshkallëzuar një krizë energjetike të thelluar në Evropë.

Furnizimi me gaz rus përmes tubacionit Tarvisio në Itali do të jetë zero nga sot, 1 tetor, pasi Gazprom bëri të ditur se furnizimi i Italisë përmes Austrisë është i pamundur.

“Gazprom informoi se nuk është në gjendje të konfirmojë vëllimet e gazit të kërkuara për sot, duke thënë se nuk është e mundur furnizimi me gaz përmes Austrisë. Prandaj, furnizimet e sotme me gaz rus për Eni-n përmes pikës hyrëse të Tarvisio do të jenë zero”, tha Eni SpA, kompania më e madhe italiane e naftës, në një deklaratë në faqen e saj zyrtare në internet.

 

Ndërprerja e gazit për Italinë vjen disa ditë pasi shpërthimet nënujore dëmtuan tubacionin kryesor të gazit Nord Stream që lidh Rusinë me Evropën.

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i bëri jehonë dje vlerësimit të liderëve të Evropës Perëndimore se tubacionet ishin sabotuar, duke theksuar se deklaratat ruse për incidentin nuk duhen besuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit