Home Bota Rusia sulmon ...

Rusia sulmon Kievin me dronë, raportohet për një viktimë dhe katër të plagosur

21
0

Të paktën një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga sulmet pasi forcat ruse shënjestruan Kievin me breshëri dronësh Shahed të prodhuar nga Irani, në orët e para të së enjtes, njoftuan zyrtarë të administratës së Kievit.

Përveç viktimave në njerëz, edhe ndërtesat në disa zona u dëmtuan.

Shpërthime u dëgjuan në pjesë të ndryshme të Kievit, teksa mbetjet e dronëve të rrëzuar ranë në katër lagje të kryeqytetit ukrainas, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia gjuajti gjithsej 20 dronë, kryesisht në rajonin e Kievit, dhe bëri të ditur se të gjithë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Në Ukrainën perëndimore u raportua se një raketë lundrimi u kap nga mbrojtja ajrore ukrainase.

“Ne vlerësojmë punën e përpiktë të forcave të mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, shkroi administrata rajonale në Telegram.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ekipet e shpëtimit kanë shuar zjarrin në një pallat banimi 16-katësh. Mbetjet e dronëve të rrëzuar gjithashtu dëmtuan fasadën e një pallati 25-katësh, shkroi ministria.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, deklaroi se dhjetëra dronë të prodhuar nga Irani u rrëzuan me sukses mbi kryeqytet gjatë së njëjtës natë.

Këto sulme shënuan natën e tretë radhazi të sulmeve me dronë dhe raketa të nisura nga Rusia në Ukrainë.

Siç raportoi kryebashiaku i Kievit, Vitali Klitschko, shpërthimet u regjistruan në lagjet Solomianski, Shevçenkivski, Podilski dhe Darnitski.

Ai bëri të ditur se dy persona u shtruan në spital në rrethin Darnitski, dhe dy të tjerë në rrethin Shevçenkivski.

Sipas ushtrisë ukrainase, dronët iranianë të lëshuara nga ushtria ruse hynë në kryeqytet nga drejtime të ndryshme.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, zjarri është shuar në të gjitha vatrat e shpërthimit, dhe në vendngjarje kanë punuar 95 ekipe shpëtimi.

Raportohet se sirenat e alarmeve u lëshuan në shkallë të gjerë në të gjithë Ukrainën. REL

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit