Home Aktualitet Salianji: Të ...

Salianji: Të radi*alizojmë qëndrimin ose forma të tjera. Jo më flakadanë në Kuvend

96
0

Deputetë demokratë që prej tre muajsh hedhin flakadanë, mbulojnë me tym e bllokojnë seancën parlamentare mendojnë se kjo duhet të marrë fund. Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Ervin Salianji kërkon forma të reja reagimi nga opozitarët.

“Duhet një diversifikim, duke gjetur forma dhe mënyra të tjera radikalizimin duhet ta prodhojmë dhe me forma të tjera, me njerëzit. Ne nuk duhet të mbetemi peng vetëm i kësaj çështjeje, por duhet të diskutojmë për të gjitha temat e tjera që shqëtësojnë shoqërinë”, theksoi ai.

Qëllimin e nisjes së aksionit, Salianji e quan të përmbushur, megjithëse thekson se opozita duhet të vijojë të kërkojnë komisionet hetimore apo përbërjen në komisionin e reformës zgjedhore.

Edhe bashkimi i dy grupeve që takohen së bashku prej fillimit të shtatorit, por që ende shmangin selinë blu, duhet të mbyllet, thotë deputeti demokrat. “Nuk duhet zvaritur më, ne duhet të gjejmë një rrugë, ose të bashkohemi në diversitet ose, secili të mendojë të bëj politikën ashtu siç e mendon”, tha ai. Nëse ky bashkim rrezikon të marrë dhe shumë kohë, deputetët, edhe Salianji, mendon të marrë një rrugë tjetër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit