Home Bota Samiti për kl...

Samiti për klimën, Guterres: Kemi dy zgjedhje, bursën ose jetën

43
0

“Mbarë bota po na sheh dhe kemi vetëm dy zgjedhje, ose bursën ose jetën”,-tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ku kërkoi që samiti i Klimës në Egjipt të përmbyllet me një marrëveshje.

Duke folur nga Sharm el Sheik në Egjipt, Guterres tha se nuk është koha për të drejtuar gishtin e fajit ndaj njëri-tjetrit pasi kjo është receta për shkatërrimin e ndërsjellë.

Po ashtu shefi i OKB-së u bëri thirrje pjesëmarrësve në samitin e klimës që të veprojnë në tre fusha kritike: të arrihet ujdi për kompensimin e humbjeve dhe dëmeve dhe mbështetjen financiare për vendet në zhvillim; të trajtohet fuqishëm hendeku i madh i emetimeve të gazrave të dëmshëm; si dhe të adresohet çështja thelbësore e financave, pra dhënia e 100 miliardë dollarëve për çështjen e klimës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0