Home Aktualitet Samiti për Uk...

Samiti për Ukrainën, këshilltarja e Ramës: Me rëndësi është mbështetja politike që iu dha Zelensky-t

54
0

Samiti i mbajtur në Tiranë nën titullin “Ukrainë-Europa Juglindore” ku i ftuari kryesor ishte presidenti i Ukrainës, Zelensky. Për këshilltaren e kryeministrit Odeta Barbullushi, ka një rëndësi të madhe në aspektin e mbështetjen politike. Barbullushi tha në emisionin “Të paekspozuarit”, se fakti që vendet e Ballkanit Perëndimor u rreshtuan njëzëri për mbështetje ndaj Ukrainës, tregon shumë.

“Organizimit iu bashkuan shumë liderë evropianë, por dhe të rajonit dhe kjo tregon shprehej e solidaritetit me Ukrainën. Është e rëndësishme mbështetja politike që vendet e Ballkanit Perëndimor i dhanë Zelenskit.

Ky ishte një samit edhe për të ndarë mendime për situatën dhe sigurinë në Evropë dhe për të shprehur solidaritetin me Ukrainën, nënvizimi i rëndësisë që ka rezistenca e saj. Kemi të bëjmë edhe me një qëllim diplomatik të rajonit tonë dhe të Ukrainës.

Më e rëndësishmja është mbështetja politike për agresionin ushtarak të shkurtit 2022 dhe për të dënuar krimet e luftës. U fol për disa iniciativa ku vende e rajonit të bashkëpunimit ushtarak, ku vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfshihen, ndihmën për fëmijët e plagosur, rindërtimit, rehabilitimit etj”,-tha Barbullushi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit