Home Aktualitet Sandër Llesha...

Sandër Lleshaj: Vëmendja tek samiti, jo te grushti

327
0

Për ish-ministrin e Brendshëm, sulmi fizik ndaj Sali Berishës, po eklipson rëndësinë e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt të martën e 6 dhjetorit në Tiranë. Për të grushti që i dha 31-vjeçari Berishës, nuk duhet të marrë më shumë vëmendje. “Po eklipson një ndër ngjarjet më historike që i kanë ndodhur Shqipërisë në historinë e saj dhe në fakt ngjarje të tilla meritojnë hetim”.

Ish-ministri tha se çdo koment tjetër për ngjarjen vetëm sa e ngatërron më shumë situatën dhe e gjithë çështja i duhet lënë në dorë njerëzve që kanë tagrin për të hetuar e për të sqaruar rrethanat.

“Kjo është një pjesë e çudisë së pafundme shqiptare që një ngjarje që ndodh në një moment të caktuar, 2 sekonda pas saj dihen dhe përgjigjet. Gjithçka që thuhet sot për këtë ngjarje janë dyshime të cilat vetëm sa mjegullojnë, turbullojnë dhe kontribuojnë për të acaruar një klimë politike, për hir të atyre që kanë interes të mbajnë një frymë të pandërprerë konflikti në këtë vend”,-tha në ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit