Home ShowBiz Sara flet për...

Sara flet për boksierin, i përgjigjet Stresit dhe ka një këshillë për menaxherin e Bardhit

1980
0

Sara Gjordeni, një nga banoret më dinamike në shlëpi u përjashtua nga ”Big Brother Albania VIP 3”, por ajo ka dhënë disa deklarata të bujshme për ”Shqipëria Live”. Ish-konkurrentja foli për herë të parë për boksierin, Jurgenin, duke sqaruar përfundimisht marrëdhënien me të.

“Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrar nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ”nëse del single unë do jem duke të të pritur”. Nuk bëmë asnjë premtim”, tha Sara.

Po ashtu Sara komentoi edhe deklaratën nga Stresi në lidhje me boksierin dhe për lidhjen me Bardhin. ”Arkimedi, jo stresi, sepse ne njihemi nga njerëz të përbashkët, që ai ka shumë respekt. Nuk e kam kuptuar guximin e Arkimedit për këtë fjalë. Së dyti më ka një borxh sepse nuk më ka njohur në marrëdhënie me Jurgenin, unë e kam mbështetur në Big edhe e kam votuar. Votat për të janë në telin tim. Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë. Do kem një bisedë për të sepse është e pavend. Ai e di shumë mirë që ka impakt dhe ka gjetur guximin që të më akuzojë që kam dashur të marr famë. Ai e di shumë mirë për projektet që më ka ofruar dhe i kam refuzuar, Arkimedi për hir të miqësisë sime ndaj tij dhe ndaj njerëzve të tij të përbashkët, nuk duhet të më kishte goditur”, u shpreh Sara.

Nga ana tjetër, Sara shprehu mendimin e saj për fshirjen e fotove në çift, në llogarinë e Bardhit në Instagram. Sipas saj, personat që menaxhojnë profilin e këngëtarit, duhet të respektojnë më shumë dëshirën e tij. “Nuk kam pasur ende mundësi të flas me ta. Di të them që kush menaxhon faqen e Bardhit, duhet të respektojë pak më shumë ndaj dëshirave të Bardhit. Duhet të jetë bashkë me mendimet e Bardhit”, tha Sara. Ish-banorja reagoi edhe mbi komentet në rrjetet sociale, për afrimitetin me Meritonin. Komente të tilla, Sara i quajti turp.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit