Home ShendetI Se çfarë ëndë...

Se çfarë ëndërroni varet nga pozicioni në të cilin flini

59
0

Qe cili është pozicioni i gjumit që duhet fajësuar për ëndrrat e këqija dhe në cilin pozicion mund të prisni ëndrra ˮtë tillaˮ…

Të gjithë e kemi përjetuar të paktën një herë në jetën tonë se sa një ëndërr e mirë mund të na bëjë të lumtur dhe të na bëjë të bukur gjithë ditën, por edhe sa shumë makthe mund të na sjellin në kokë për ditë të tëra dhe të na prishin humorin.

Shkencëtarët pohojnë se ajo që ne ëndërrojmë ka të bëjë me pozicionin në të cilin flemë, kështu që le të themi se ata që flenë në shpinë kanë më shpesh makthe.

Për të qenë të saktë, pozicioni i gjumit nuk është i vetmi faktor që ndikon në ankthet – stresi, disa ilaçe dhe pozicioni i gjumit gjithashtu kontribuojnë në këtë.

Sipas profesorit Kelvin Kai-Ching Yu nga Universiteti i Hong Kongut, gjumi në shpinë kontribuon në makthe sepse “ushtron presion në disa pjesë të trupit që mund të lidhen me ëndrrat”.

Një studim i kryer nga doktor Mehmet Jusel Agargan përcaktoi se është më mirë të flemë në anën e djathtë dhe se atëherë do të kemi ëndrra që na sjellin lehtësim dhe ndjenjë sigurie.

Nga ana tjetër, gjumi në anën e majtë shoqërohet me ndjenja dhe pasiguri intensive dhe nëse flini në bark, keni shanset më të mira për të parë ëndrra erotike

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit