Home Ekonomi Sejko: Plakja...

Sejko: Plakja e popullsisë kërcënon zhvillimin e vendit

57
0

Plakja e popullsisë si pasojë e emigracionit dhe rënies së lindjeve të reja po kërcënon rritjen ekonomike të Shqipërisë. Shqetësimin e ndau Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejo nga Mbledhja e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që për herë të parë u zhvillua në Shqipëri.

I pranishëm në takim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi nga institucionet ndërkombëtare vijim të mbështetjes ndaj Shqipërisë. Ministri i Financave Ervin Mete theksoi se po punohet për finalizimin e një strategjie të Menaxhimit të Financave Publike, në koordinim me Bashkimin Evropian, si një nga parakushtet themelore të avancimit me negociatat drejt BE-së.

Ministri i Financave vuri në dukje se borxhi publik jo vetëm që zbriti në nivelet e para krizave, por arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, duke shënuar një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit