Home Bota Sekretari i P...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thirrje Putinit: Lufta duhet të ndalet tani

114
0

Mbledhja e Asamblesë së OKB-së, nisi me një minutë heshtje në nder të viktimave që ka shkaktuar agresioni rus në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, bëri thirrje për paqe, ndërsa theksoi se presideni rus Vladimir Putin duhet të ndalohet.

António Guterres nënvizoi se duhet respektuar sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

”Duhet të ndalet tani. Bombardimet me raketa dhe ajrore ruse po godasin qytetet e Ukrainës ditë e natë. Kryeqyteti, Kievi, është i rrethuar dhe nën sulm nga të gjitha anët. Kjo dhunë e përshkallëzuar, e cila po rezulton në vdekje civile, duke përfshirë fëmijë është krejtësisht e papranueshme. Mjaft është mjaft. Udhëheqësit duhet të lëvizin drejt paqes”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit