Home Aktualitet Sekuestrohen ...

Sekuestrohen 260 kg kanabis në Vlorë, arrestohen 4 rumunët

46
0

Katër shtetas rumunë u vunë në pranga në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Camper”. Shtetasit: Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru, u arrestuan në flagrancë, pasi u gjetën 260 kg kanabis në dy automjete luksoze të tipit “Camper”, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qera campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej.

“Konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. C., 20 vjeç, M. C., 20 vjeçe, F. T., 24 vjeç dhe A. P., 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumune. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike.

Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike. Vendet e fshehta të përshtatura u zbuluan në të dy CAMPERAT e sekuestruar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qera campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit