Home ShowBiz Sendet persoa...

Sendet persoanle të Amy Winehouse dalin në ankand 10 vite pas vdekjes

100
0

10 vjet pas vdekjes së Amy Winehouse, familja e saj ka nxjerrë në ankand sendet personale të saj. Janë mbi 800 sende që i përkasin këngëtares së “Back in black” dhe do të dalin në ankand më 6 dhe 7 nëntor.

Ndër to do të jetë fustani jeshil dhe i zi, i veshur në koncertin e fundit të qershorit 2011 në Beograd.

Fustani i dizajnuar nga mikesha e saj dhe drejtoresha artistike Naomi Parry ka një vlerësim prej 10 deri në 20 mijë dollarë. Do të ketë edhe artikuj të tjerë si këpucë, CD dhe libra.

“Është shumë e vështirë të bësh një ankand për dikë që vdes në moshë të re. U desh shumë kohë për të vendosur se çfarë do të nxirrnim në ankand”, tha drejtori i këtij ankandi, Martin Nolan. Të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit