Home Kosova Serbia blloko...

Serbia bllokon autobusët me pasagjerë të Kosovës në pikëkalimin kufitar me Kroacinë

24
0

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli thotë se mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi, në pikën e kalimit kufitar me Kroacinë. Fatmir Haxholli shkruan se ky veprim vjen si shenjë hakmarrje pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi pro anëtarësimit të Kosovës.

Sipas denoncimit të tij, bëhet fjalë për të paktën 4 autobusë me targa të Kosovës, të cilët janë bllokuar prej mesnate në pikën e kalimit kufitar në Batrovci, ndërsa janë futur nga Kroacia në Serbi.

Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit