Home Rajoni ”SHBA d...

”SHBA dhe BE dështuan me Vuçiç”, shtypi gjerman: Ja shteti që mund të thyejë dominimin serb

16
0

A do të ketë paqe në rajon, dhe do të ulet agresioni nga ana e Serbisë? Mediat më me rëndësi në Gjermani, i kanë kushtuar shkrime të thelluara situatës në Ballkanin Perëndimor, dhe strategjisë së dështuar të SHBA-së dhe BE-së për të vënë nën kontroll “dominimin serb”. “Blic” shkruan që ky dominin duhet thyer.

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” pretendon se “Rusia në Evropë mund të mbështetet në tre aleatë”. Në shtetin anëtar të BE-së Hungari, në Serbi, një vend kandidat dhe në gjysmën e Bosnjë-Hercegovinës nën kontrollin e serbëve të Bosnjës, sundimtarët janë besnik ndaj Putinit, megjithëse me shkallë të ndryshme”, shkruan autori Michael Martens në artikull.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk është aq haptazi pro-rus sa Dodik. Serbia madje mbështeti rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kundër pushtimit rus në Ukrainë. Nga ana tjetër, Beogradi nuk i është bashkuar sanksioneve evropiane kundër Rusisë dhe e mbështet atë kudo që mundet”, ka shkruar Martens.

“Berliner Zeitung” publikon një tekst të autorit të ftuar Muamer Beqiroviç, me titull “Dominimi i Serbisë duhet të thyhet”. Bećirović beson se këtë mund ta bëjë vetëm Gjermania, duke e thirrur atë për të luajtur rolin e Austro-Hungarisë në Ballkanin Perëndimor para Luftës së Parë Botërore.

“I vetmi vend që mund të vendosë rregull në Ballkan dhe të sigurojë interesat e veta strategjike në rajon është Gjermania. Ajo është deri tani partneri më i rëndësishëm tregtar për Kroacinë, Bosnjën dhe Serbinë, dhe gjeografikisht është vetëm disa qindra kilometra larg”, vlerëson Beqiroviq.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0