Home Bota SHBA furnizon...

SHBA furnizon Ukrainën me armë iraniane

25
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Ukrainës mijëra armatime të prodhuara nga Irani, por të cilat janë sekuestruar nga Uashingtoni përpara se ato të binin në duart e militantëve të Juthit në Jemen.

Në arsenalin e armëve përfshihen mijëra mitralozë, pushkë snajper, raketa hedhës dhe qindra fishekë, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA. Municionet janë kapur nga ushtria amerikane dhe partnerët e saj “nga katër anije të veçanta tranzit pa shtetësi midis 22 majit 2021 dhe më 15 shkurtit 2023″, por qeveria e SHBA nuk e mori pronësinë e pajisjeve nëpërmjet procesit të konfiskimit civil të Departamentit të Drejtësisë.

Kjo është dërgesa më e fundit e administratës Biden për mbështetjen urgjente ushtarake për Kievin, ndërkohë që një paketë ndihme shumë miliarda dollarësh mbetet e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët.

Përfaqësuesit demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve fajësojnë republikanët dhe influencën e Donald Trump për vonesat për dërgimin e armatimeve në Ukrainë.

“Paketa shtesë për Ukrainën ka mbledhur pluhur në Dhomën e Përfaqësuesve. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë refuzuar të lëvizin sepse një pakicë gjithnjë e më e zëshme pro-ruse dhe pro-Putin duket se po drejton shfaqjen brenda radhëve të tyre, një kontingjent që merr urdhrat direkt nga Donald Trump”, tha Chuck Schumer.

Ukraina ka vuajtur nga mungesa e armëve dhe municioneve në fushën e betejës në luftën e saj kundër Rusisë.

Lideri i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar vazhdimisht dërgimin e sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot. Sakaq inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka kryer një operacion special e cila dëmtoi një luftanije ruse të ankoruar në enklavën e Kaliningradit në Detin Baltik, citojnë mediat italiane.

Ukraina ka goditur deri më tani, disa luftanije dhe anije të tjera ruse në Detin e Zi që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë në shkurt 2024.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit