Home Kosova SHBA ofron zg...

SHBA ofron zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë si ajo me Kanadanë

11
0

Ekspertët e SHBA-së kanë përfunduar studimin e fizibilitetit të liqenit të Ujmanit. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, thekson se raporti i është dorëzuar qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Në të ofrohet dhe një zgjidhje për përdorimin e këtij resursi natyror.

”Ne propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Columbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve duke modeluar nevojat institucionale për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër”, shkruhet në raportin e DASH.

Traktati për lumin Columbia, i arritur në vitin 1961 mes Kanadasë dhe SHBA-ve, përcaktoi ndërtimin e 4 digave, 3 në Kanada dhe një në shtetin amerikan, Montana. Një zgjidhje e tillë propozohet edhe për përdorimin e Ujmanit nga Kosova dhe Serbia.

Ambasada thotë se raporti i dorëzuar është përmbushje e një prej zotimeve të marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator. Por ka shumë pak gjasa që të vihet në zbatim, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranon që ujdia e Shtëpisë së Bardhë të dërgohet në Kuvend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit