Home Aktualitet Shefja e grup...

Shefja e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje: Vuçiç mori njoftimin për rrëmbimin e policëve nga ambasada e Rusisë

140
0

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke rrëfyer se përplasjet në veri i kujtuan momentet më të errëta të Kosovës.

“Pas zgjedhjeve që u mbajtën atje, ku nuk mori pjesë Lista Serbe, u krijua bindja se është fillimi i fundit që ajo pjesë të jetë në dorë të Serbisë për interesa të ngushtë të Serbisë. Të drejtat e tyre nuk janë përfaqësuar si duhet. Në momentin kur janë tërhequr kryetarët e komunave, sipas ligjit Presidentja ka thirrur grupet politike për zgjedhjet e reja. Kishim bllokada dhe grumbullime nga bandat, të njëjtat që janë edhe tani”,-tha Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje foli edhe për lidhjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç me Rusinë, madje thotë ajo, Vuçiç u njoftua për rrëmbimin e policëve kur ishte në ambasadën ruse.

E pyetur se përse kryeministri Kurti kërkon që KFOR të mos heshtë por të veprojë në veri, Kusari-Lila shprehet se “të gjithë i kanë detyrat e ndara dhe KFOR ka pasur pjesën e kufirit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit