Home Sporti Shënoi një go...

Shënoi një gol dhe dha 4 asiste, Guardiola flet për Doku: Talent i pabesueshëm!

37
0

Manchester City-n shkatërroi Bournemouth-in 6-1 në kampionat ditën e djeshme.  Protagonisti këtë herë nuk ishte Erling Haaland, por belgu Jeremy Doku. Ai ishte heroi i ndeshjes me një gol dhe katër asiste. Pasi ka marrë çmimin si lojtari i ndeshjes, trajneri Guardiola i ka thurur elozhe.

“Është një talent i pabesueshëm. Prisnim shumë nga ai, edhe pse është shumë i ri e dimë se ka një talent të madh. Krijon gjithmonë diçka për mua, për skuadrën dhe për publikun.

E di se duke aktivizuar atë, Erling dhe Julian mund të krijojmë gjithmonë diçka përpara. Këtë herë kemi shënuar gjashtë gola, kështu që gjithçka po shkon mirë”, deklaroi strategu spanjoll.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit