Home Aktualitet Sherr mes vël...

Sherr mes vëllezërve në Shëngjin, bëhen për spital

8
0

Katër persona janë proceduar nga policia e Shëngjinit për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se katër vëllezër, dy nga Kosova dhe dy ng Shëngjini janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Mësohet se për motive të dobëta, ata kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta , ku  si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta  të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër),banues në Kosovë,  A.J., 24  vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ),  banues në Shengjin.

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku  si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta  të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit