Home Aktualitet ”Sherri...

”Sherri” për bashkitë, Mziu ofendon Ndreun: Mos më bëj mua si papagall o polic! Je dru nga shifrat

860
0

Këtë të mërkurë, në Komisionin e Reformës Territoriale, pati një moment debati me tone të ndezura, madje edhe në ofendime. Ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, është përplasur me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu.

Gjatë diskutimeve, Mziu iu drejtua Ndreut duke thënë se ai nuk merr vesh nga shifrat për numrin e punonjësve në Bashkinë Lezhë, ndërsa përdori edhe termin “papagall” në drejtim të tij.

“Mos më bëj mua si papagall. Më lër të flas. O shoku Pjerin. O shoku polic. Ku merr vesh nga shifrat ti. Ti je dru fare nga kjo pjesë. Reforma territoriale nxori në pah edhe probleme që vijnë për shkak të asaj që kërkohet. Do të kërkoja mendimin e atyre që realisht kanë informacion për funksionimin e pushtetit vendor. A nuk do ishte normale që delegimi i kompetencave të jetë për të bërë listëpagesat. A nuk mundet që pushteti vendor të funksiononte si Kosova apo vendet e tjera të rajonit. Që një bashki të kishte kompetencën e arsimit parauniversitar deri te vendosja e drejtorëve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit