Home Aktualitet Shifra alarma...

Shifra alarmante për autizmin dhe diagnoza shoqëruese, çfarë ndodh në Vaun e Dejës?

71
0

Vau i Dejës, një bashki e vogël në veri të vendit që raporton shifra masive të autizmit dhe sëmundjeve mendore. Fshatra të caktuar, raportojnë statistika të frikshme, aq sa numri i të sëmurëve, mund të barazohet me banorët e shëndetshëm.

”Duke pasur parasysh mungesën e shërbimeve në territor dhe vlerësimin e nevojave imediate per keto fëmijë këmi përzgjedhur 25 fëmijë për të marrë shërbimin. Nevojat janë shumë më të mëdhaja sepse i gjithë territori nuk mbulohet me shërbime të tjera për aftësinë e kufizuar dhe do të thotë që ne këtë shërbim e kemi të pambuluar”,-tha Çuka Babani, shërbimi social i bashkisë.

”Kështu duhet që shteti të përveshë mëngët të fillojë të bëjë investimet seriozë … nuk mund të mbështetimi mbi këtë fakt që suporti është vetëm familjarë sepse thjesht është e pamundur”,-u shpreh epidemiologu, Ilir Alimehmeti.

Sipas Censusit të vitit 2011, në Vaun e Dejës, në fshat dhe qytet, jetonin gjithsej rreth 30 mijë banorë. Të dhënat e censusit të vitit 2023 ende nuk kanë dalë, por, mendohet se sot aty nuk jetojnë më tepër se 20 mijë banorë. Në disa fshatra, vështirë se shikon njerëz. Nga ata pak që kanë ngelur, një pjesë e konsiderueshme janë me sëmundje të spektrit autik apo probleme të shëndetit mendor.

Zyrtarisht raportohen mbi 1 mijë persona me probleme, por këtu flasim vetëm për shifrat e raportuara. Numri i të sëmurëve në të vërtetë mendohet se është 2 deri në 3 herë më tepër. Ka nga ata që refuzojnë të pranojnë se kanë fëmijë me autizëm, çrregullime mendore, apo ndonjë diagnozë tjetër.Të tjerë nuk janë paraqitur asnjëherë te mjeku për të kuptuar problemin e tyre. /TCH/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit