Home ShowBiz Shkarkohet mi...

Shkarkohet ministrja, doli në revistën “Play Boy”

63
0

Ministrja e qeverisë franceze Marlene Schiappa, e cila u kritikua nga kolegët dhe qytetarët francezë pasi u shfaq në krye të kopertinës së revistës Playboy, është shkarkuar nga detyra.

Ministrja për Ekonominë Sociale e Solidaritetin është shkarkuar nga qeveria franceze pas më shumë se gjashtë vjetësh në detyrë, mes polemikave mbi akuzat e bëra për shpërdorim të fondit publik të krijuar për të luftuar ‘ekstremizmin’.

Marlene Schiappa, e cila bëri bujë në prill pasi pozoi për kopertinën e edicionit francez të revistës Playboy, mësoi për shkarkimin e saj gjatë një telefonate me presidentin Emmanuel Macron të enjten pasdite. “Ne folëm për një kohë të gjatë, rreth tridhjetë minuta. Presidenti Macron më falënderoi për angazhimin tim të pandërprerë gjatë shtatë viteve të fundit”, tha jo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit