Home Sporti Shkarkoi traj...

Shkarkoi trajnerin pas humbjes së mbrëmshme, Sevilla zyrtarizon strategun e ri

109
0

Sevilla nuk humbet kohë pas shkarkimit të trajnerit Lopetegui mbrëmjen e djeshme, që erdhi pas disfatës 1-4 ndaj Dortmundit. Jorge Sampaoli me shumë mundësi do të jetë strategu i ri.

Ai do të firmos deri më 30 qershor 2024 dhe do të zhvillojë seancën e parë stërvitore pikërisht këtë mbrëmje, në orën 18:30. Bashkë me të, si pjesë e stafit stërvitor,  i bashkohen Sevillas edhe Jorge Desio, Diogo Meschine dhe Pablo Fernández.

Arritja më e madhe si trajner e argjentinasit është triumfi në Copa America në vitin 2015.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit