Home Aktualitet Shkatërrohet ...

Shkatërrohet banda e narkotrafikut në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

47
0
Foto Claudio Furlan - LaPresse 14-01-2019 Milano ( Italia ) Cronaca Sparatoria in un bar di Via Quinto Romano 56 Nella foto: rilievi della polizia scientifica

Antimafia italiane pas një hetimi disa mujor ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande të trafikut të drogës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë pas një operacioni të mirëkordinuar mes DDA-ve të Bolonjës dhe Firences është bërë i mundur shkatërrimi i një organizate kriminale ndërkombëtare.

Në këtë operacion u arrestuan 8 anëtarë të organizatës kriminale, të cilët ishin me shtetësi italiane dhe shqiptare.

Nga hetimet kanë rezultuar të përfshirë të paktën 48 persona, ndërsa njëri grup me shqiptarë kryesohej nga dy vëllezër dhe një bashkëatdhetar.

Dyshohet se siguronin sasi të mëdha kokaine që blihej në Holandë me një çmim që varionte nga 24,000 deri në 30,000 euro për kilogram, në varësi të cilësisë së drogës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit