Home Sporti Shkelmoi dhe ...

Shkelmoi dhe goditi macet, Zouma merr një gjobë të majme nga West Ham (VIDEO)

63
0

Kurt Zouma është ndëshkuar nga West Ham dhe ka humbur një marrëveshje sponsorizimi me Adidas pas publikimit të një videoje që tregon atë duke shkelmuar dhe goditur një mace.

West Ham e ka gjobitur atë me 340,000 dollarë për incidentin. Akti i mbrojtësit francez ka shkaktuar reagime të forta për veprimet e tij të zbuluara në mediat sociale, me kafshët shtëpiake që i janë marrë nga RSPCA dhe madje ka pasur thirrje që kontrata e tij të ndërpritet  me klubin e Londrës lindore.

Zouma iu morën macet nga autoritetet britanike pas shfaqjes së videos, tashmë virale, që tregonte se si ai i shkelmonte dhe i godiste me shuplakë.

Në fillim të kësaj jave, “The Sun” publikoi një video që tregonte Zouma duke shkelmuar macen e tij disa herë, duke e goditur si top futbolli dhe duke hedhur këpucën drejt saj. Videoja u zbulua sepse ishte shpërndarë nga vëllai i tij në Snapchat.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit