Home Kultura ”Shkodr...

”Shkodra Jazz Festival 2023”, festivali 10-ditor dëfren publikun në qendër të qytetit

35
0

Ka startuar “Shkodra Jazz Festival 2023”. Qëllimi i këtij festivali, thotë drejtori artistik Florian Jakaj, është ta bëjë Shkodrën më tërheqëse gjatë sezonit turistik përmes artit. “Qëllimi është të bëjmë diçka të bukur për qytetin, të sjellim muzikën e mirë dhe ta ccojmë emrin e Shkodrës edhe jashtë vendit”, tha Florian Jakaj drejtor artistik.

Në ditën e parë të “Shkodra Jazz Festival 2023” muzikantë të rinj nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi performuan në Harqe dhe Fizarmonikë.

Masterclas-at e “Rrok Akademi”, që zhvillohen në ambientet e Galerisë së Arteve dhe te Qendra Rinore Atelier do të vijojnë për dy javë me radhë edhe në degët Jazz, Klasike dhe Neë Technology – Multimedia. Festivali do të vazhdojë deri me 27 gusht, me disa koncerte në oborrin e Shtëpisë Muze “Oso Kuka” dhe në sheshin para Bashkisë së Shkodrës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit