Home Aktualitet ”Shkoni...

”Shkonin çdo ditë në hotel”, Marjus Musaku flet nga burgu: E kapa me shokun e burrit të saj

873
0

Marjus Musaku vijon që të jetë në burg për pengmarrje dhe përdhunim Ersida Dyrmishit, nënë e dy fëmijëve. Në media kanë dalë foto dhe biseda që hedhin dyshime se ata kanë patur një lidhje intime bashkë dhe ngrihen dyshime se ajo ka qëndruar me dëshirën e saj në hotel me të nga data 25 korrik deri me 3 gusht të vitit të 2022, kohë për të cilën u shpall e zhdukur.

Në një intervistë nga burgu për Top Channel, Marjus Musaku tha se është i pafajshëm dhe çdo gjë ka qenë me dëshirë. Ai u shpreh edhe se gjatë muajit qershor ka qëndruar pothuajse çdo ditë nga 2 orë në hotel me Ersidën dhe për këtë ka dhe dëshmitarë.

“Gjatë muajit qershor unë shkoja përditë me Ersidën, ditë për ditë, nga ora 2 deri në 4. Kurse Nikoll Marku ka bërë një falsifikim total, s’më kanë marrë njëherë në pyetje. Këto kanë dëshmuar në gjykatë, ka qenë i zoti i shtëpisë ku unë shkoja. Kanë qenë disa dëshmitarë që e kanë vërtetuar marrëdhënien time me Ersidën dhe nuk po zbatohet asnjëlloj gjëje”, tha Marjus Musaku.

Ai më tej shtoi se gjithçka është bërë që Ersida dhe bashkëshorti të përfitojnë azil. Sipas tij, Ersida sot ndodhet në Itali. Marjusi tregon se Ersidën e ka kapur edhe me shokun e burrit të saj, por nuk i ka bërë asgjë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit