Home ShowBiz ”Shkrimtar më...

”Shkrimtar më i mirë se humorist”, Ermali i kthen përgjigje Luizit: Goditje poshtë brezit

603
0

Dramat në showbizin shqiptar nuk kanë të sosur. I ftuar në “Wake Up”, Ermal Mamaqi i ka kthyer përgjigje Luizit, i cili u shpreh se Ermali është më i mirë si shkrimtar sesa si humorist. Ermali sqaroi se e kishte seriozisht kur tha se Luizi është më i mirë si aktor sesa si këngëtar.

“Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë histori që trilloi. Sigurisht, ka diçka që e ka mërzitur, por po të shohësh atë që kam thënë unë për Luizin, ka qenë diçka vërtet e sinqertë. Unë nuk kam thënë që nuk di të këndojë”, u shpreh Ermali.

Më tej, vijoi: “Pyetja ka qenë: “A të pëlqeu Luizi si aktor?” dhe me të vërtetë më pëlqeu dhe po e them edhe tani që më pëlqeu më shumë si aktor sesa si këngëtar, sepse nuk i kam ndjekur këngët e tij dhe nuk ka asgjë të keqe, por besoj kjo e ka prekur Luizin. Sinqerisht më vjen keq dhe le ta lëmë 2-1 me Luizin”. Pra sipas Ermalit debati ka marrë fund. S’e dimë nëse Luizi dakordëson.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit