Home POLITIKE Shkullaku: Jo...

Shkullaku: Jo rastësi që jemi vendi më i varfër në Europë! Tranzicioni ka përfunduar

260
0

Për gazetarin Armand Shkullaku, shqiptarët janë përpjekur që t’ia vënë fajin sistemeve të kaluara për problemet me të cilat jemi përballur. Për të kemi dhe faj ne si popull pasi nuk është rastësi që edhe pas 110 vitesh vazhdojmë të jemi vendi më i varfër në Evropë dhe rajon. Sa i takon tranzicionit, ai thotë se si shoqëri e kemi kaluar.

”Mendoj që ky nuk është problem i periudhave që kemi kaluar. Nga sistemi i vjetër dhe i riu kemi thënë që pushtuese ka dashur të na lërë të paditur, ia kemi veshur regjimeve që kanë kaluar, një herë faji i turqve, një herë faji i regjimit komunist, një herë faji i Berishës e pastaj faji i Ramës.

Një faj kemi dhe ne si popull, nuk është rastësi dhe pas 110 vjetësh jemi vendi më i varfër në Evropë dhe rajon, nuk është çudi që sistemi arsimor rankohet poshtë. Duhet të jetë problem që e kemi vetë. Vende në Ballkan si Bosnja, Maqedonia, kanë konflikte mes kombësive, luftëra të brendshme, kanë dalë dhe nga lustra të përngjashme, i vetmi problem është ai që kemi pasur me njëri tjetrin.

Vetë Brukseli thotë që Maqedonia ka problem etnik, po shqiptar, mendoj se duhet të kemi problem si popull, trancizionin e kemi përfunduar, ky është sistemi që kemi. Kemi një fatkeqësi të madhe. Sistemi liberal ka hyrë në krizë. Demokracia ka ardhur duke u bërë më pak përfaqësuese. Imagjino në Shqipëri sa e përçudnuar”,-tha në studion e emisionit ”Të Paekspozuarit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit