Home Aktualitet Shkullaku: Ra...

Shkullaku: Ramës i duhet Basha kryetar, që PD të dobësohet edhe më shumë politikisht

78
0

Për gazetarin Armand Shkullaku, Edi Rama është i intereson që në krye të PD-së të jetë Lulzim Basha, jo Sali Berisha. Në emisionin “Opinion”, Shkullaku tha se Ramës i intereson më shumë që debati të zgjatet më shumë në kohë që PD-ja të dobësohet edhe më shumë politikisht.

”Edi Ramës i intereson që Lulzim Basha të jetë në krye të PD. Sigurisht, nuk jam për këtë gjuhë që përdoret si nga Basha dhe Berisha. Njëri i thotë peng-marrës, tjetri i thotë se punon me kriminelë për të firmosur formularët.

Kur e dëgjon nga Basha është edhe më e rëndë, me gjuhën jemi mësuar, kemi qenë kundër Berishës me këtë gjuhë është ndëshkuar Berisha për këtë gjuhë, ndërsa Basha është dhe më i ri nuk mund të reflektoj një gjë të tillë.

Ramës nuk i intereson Basha thjesht që rikthimi i Berishës mund t’ia bënte më të letë riintegrimin në PD të një pjese të madhe që janë larguar gjatë këtyre viteve, por i intereson më shumë si model”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit