Home Aktualitet Shoferja përp...

Shoferja përplas për vdekje 65-vjeçarin në Bypassin e Lushnjes

19
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën në Bypassin e Lushnjes, ku një person ka humbur jetën për pasojë.

Mësohet se viktima, rreth 65-vjeç është përplasur teksa tentonte të kalonte rrugën nga një automjet që drejtohej nga shtetasja A. J., 28 vjeçe.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit