FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Adelina Ismaili bëhet nënë, tregon se si do ta quajë djalin

Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi kanë prekur dje qiellin me dorë. Dy prindërit më të rinj në botë janë më entuziastë se asnjëherë tani që mbajnë në duar të voglin e tyre.

“Jemi më të lumtur se kurrë më parë, sot gjithçka mori kuptim”, – thotë diva e skenës shqiptare dhe bashkëshorti i saj në një komunikim me “revistawho.com”.

Të dy na zbulojnë se djali do të quhet Uliks dhe se zgjedhja e emrit ka qenë përgjegjësi e Valit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në intervistën e saj të parë gjatë shtatzënisë dhënë ekskluzivisht për “revistawho.com“, Adelina Ismaili tha se: “E kam parë në ëndërr që nga ällimi. Ka kaçurrela të zeza dhe është shumë beb energjik (qesh). Ka syçka të rrumbullakëta dhe faqe të kuqe. Do doja t’i ngjante Valit, Jo se nuk dua të më ngjajë mua, por jam shumë e sigurt që do të më ngjajë më shumë sesa duhet (qesh). Do doja të kishte sytë dhe qetësinë e Valit. Gjallërinë dhe dhe buzëqeshjen time”, – u shpreh ylli i muzikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?