FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anuluan dasmën, flet çifti i “Big Brother Albania”

Vetëm pak ditë më parë u publikua lajmi se çifti fitues i Big Brother Daniel dhe Fotini nuk do të bëjnë dasëm në nëntor ashtu siç kishin paralajmëruar. Vetë çifti ka reaguar në lidhje me të gjitha aludimet për shtyrjen e dasëm përmes profilit në Instagram. “Nisur nga postimet në rrjetet sociale duam t’ju bëjmë me dije… për kënaqësinë tonë, për kënaqësinë e familjarëve tanë që nuk mundën të ishin pjesë, si dhe me kënaqësinë e pjesëmarrjes suaj, ne vendosëm të organizonim dasmën tonë të madhe në muajin nëntor. Pavarësisht impenjimit tonë gjatë këtyre tre muajve për planifikimin dhe organizimin e një eventi siç e kemi ëndërruar, ndjejmë detyrimin t’ju njoftojmë sot se e kemi të pamundur. Sikundër që ne akoma nuk kemi përfituar vlerën e çmimit të madh të Big Brother dhe shpenzimet për një organizim të tillë i tejkalojnë mundësitë tona aktuale, me shumë keqardhje, dasmën nuk mund ta zhvillojmë në datën që kishim përcaktuar. Megjithatë kjo nuk na pengon ta ëndërrojme sërish. Ne jemi këtu, dashuria është mes nesh, e kjo mjafton për të rritur familjen tonë të re. Mbase lajme të mira do të vijnë me ardhjen e luleve të pranverës…”, thuhet në postimin e tyre në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?