FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aurela Gaçe ka bërë buzët…e mëson nga të tjerët

Fituesja e edicionit të fundit të festivalit, Kënga Magjike, këngëtarja Aurela Gaçe, duket se nuk i kanë pëlqyer komentet e fundit në lidhje me thashethemet që qarkullojnë për të. – “Sa qejf, sapo mora vesh nga burime të ndryshme që kam bërë buzët. Të ishte një, hajde de… marrim vesh shumë lajme për veten, por këtë më duhet t’a sqaroj, si dhuratë për llafazanët. Qetësohuni,” – theksoi në profilin e saj Facebook, këngëtarja Aurela Gaçe. – “Meqë jemi në prag festash, po i fal të papunët. Zoti ju dhëntë punë këtë vit që po vjen e në vazhdim, se kur ju keni me ç’të merreni, nuk do t’ju bjerë në mend njeri. Më vjen për të qeshur vërtet… që të flini rehat.,ja ku e keni surratin tim nga 98- deri 15 ditë para. Hajt gëzuar!” – ka zgjedhur të ironizojë të gjithë ata që merren me jetën private të saj këngëtarja Aurela Gaçe, në prag të festave të Krishtlindjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?