FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dua Lipa ironi ”therëse” për Rita Orën (FOTO)

Tashmë është e vulosur, mes yjeve shqiptarë nuk do të ketë kurrë paqe. E nisi Rita Ora, në konferencën për shtyp përpara se të mbate koncertin për 10-vjetorin e pavarësisë në Kosovë, aty ku anashkaloi Dua Lipën kur foli për këngëtaret që po korrin sukses në botë. Vetëm i përmendi emrin, ndërsa për Bebe Rexhën, Ora u shpreh shumë e ngazëllyer.

Një tjetër detaj i rëndësishëm ishte ai kur Ora u pyet nëse do të bënte një duet me Dua Lipën, dhe nuk dha një përgjigje konkrete por bëri një anashkalim të përgjigjes.

Sikur mos të mjaftonin këto detaje, Dua Lipa ka postuar një foto shumë gazmore në Instastory, ku i uron të gjithëve një javë të mbarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një mënyrë qesharake për të ironizuar veshjen e Rita Orës në koncertin që u mbajt në Prishtinë (ku në fakt një pjesë e mirë e shqiptarëve e quajtën të papërshtatshme veshjen e Ritës në koncertin e Pavarësisë).

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse nuk është folur me zë të lartë, mes Dua Lipës dhe Rita Orës ka ndodhur diçka. Duke qenë se Ora ka më shumë vite në treg sesa Lipa, edhe sipas medieve të huaja, kjo ”luftë” ka ardhur pasi Rita Ora ka refuzuar që të ndihmojë Dua Lipën për të ngjitur shkallët e suksesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?