Harrojeni Nicki Minaj, pas martesës nuk do të quhet më kështu
Nicki Minaj i dha fund beqarisë në fund të kësaj jave. Reperja me famë botërore lidhi kurorë me të dashurin e saj, Kenneth Petty.
Pas martesës, siç raportojnë mediat e huaja, Nicki ka vendosur të ndryshojë mbiemër.
Ajo është treguar tradicionale në këtë pjesë, teksa ka thënë se do të marrë mbiemrin e burrit.
Nicki, emri i vërtetë i të cilës është Onika Tanya Maraj do të njihet si Onika Tanya Maraj-Petty.
Kështu tani reperja do të dojë që të gjithë ta quajnë “Zonja Petty”, pasi është e martuar me dashurinë e jetës.
Kujtojmë se ajo dhe Kenneth nisën lidhjen e dashurisë vitin e kaluar.
Ky i fundit ka vërtetuar se është i dashuruar kokë e këmbë me Nickin pasi ka bërë tatuazh emrin e saj në qafë.
Ndër të tjera, Kenneth, u dënua me 4 vite burg në vitin 1995 për sulme seksuale.
Ndërsa në mes të viteve 2000, ai u dënua me 7 vite burg për vrasje.