FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

James Bond i ardhshëm do të jetë me ngjyrë?

James Bond-i i ardhshëm do të jetë me ngjyrë? Aktori britanik me prejardhje afrikane, Idris Elba është në listën për të interpretuar agjentin sekret më të famshëm në botë, natyrisht pas “Spectre”, që po xhirohet dhe që ka Daniel Craig si protagonist. 
Lajmi është bërë i ditur në një email të zv.presidentes së “Sony Pictures”, që është publikuar online pas sulmeve elektronike ndaj serverave të kompanisë. 
Sipas “Daily Beast”, drejtuesja Amy Pascal ka shfaqur interesin për t’ia besuar rolin e agjentit 007 aktorit me ngjyrë, Elba, në një email dërguar Elizabeth Cantillon, ish-president i Columbia Pictures, që shpërndan në kinema filmat me James Bond. 
“Idris duhet të jetë Bond-i i ardhshëm”, thuhet në email-in e dërguar janarin e kaluar, por që ka dalë në dritë vetëm ditët e fundit nga sulmet e hakerave. 
Vetë Daniel Craig, protagonisti aktual i filmave të fundit të James Bond, ka shprehur disa herë dëshirën për ta braktisur rolin pas episodit të katërt, sikurse parashikon kontrata. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?