FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lady Gaga, viedochat me… princin William

Në videochat, ai nga Kesington Palace, ajo nga Los Anxheles, si dy miq… të vjetër. Në të vërtetë ai është princi Williams dhe ajo lady Gaga.

Biseda, përmes “FaceTime”, ka ndodhur para pak ditësh, pas deklaratave të princit Harry mbi mbështetjen psikologjike për të cilën ka pasur nevojë pas vdekjes së mamasë së tij, Diana pas këshillës së vëllait më të madh.

Ylli i muzikës pop, ka përgëzuar William për atë që ka bërë për të luftuar paragjykimet mbi këtë temë dhe ka treguar luftën e saj kundër depresionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Harry, i vëllai William dhe kunata Kate, prej kohësh janë të përkushtuar në fushatën “Heads Together”, pikërisht me qëllimin për të sensibilizuar opinionin publik britanik mbi temën e shëndetit mendor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njerëzit kanë shumë turp të flasin për sëmundje mendore, ndihesh sikur ka diçka të gabuar tek ty”, – ka thënë Lady Gaga dhe William e ka mbështetur në nismën e saj.

Në videochat, ku “çifti i çuditshëm” diskuton për psikiatër dhe sëmundje mendore, është filmuar në një video në rrjetet sociale, duke u bërë menjëherë virale.

Lady Gaga dhe princi William kanë lënë takimin e radhës në tetor në Londër, kur këngëtarja amerikane do të jetë në kryeqytetin britanik për një fazë të turit të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?