FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Më premtuan seks me Megan Fox e Candice Swanepoel”. Biznesmeni padit agjencinë e eskortave

Një biznesmen kinez ka paditur një agjenci australiane të eksortave për mashtrim, duke i shkaktuar një dëm prej 3.7 milionë dollarësh.

Biznesmeni Yu Xu pretendon se ka paguar në total 3.7 milionë dollarët për “Royal Court Escort” për shërbime seksuale nga aktorja Megan Fox dhe modelja Candice Swanepoel.

Xu thotë se një agjente e agjencisë i premtoi se përkundrejt shumave të caktuara mund të përfitonte shoqërinë e yjeve hollivudianë dhe të pasarelave të modës, ku në “paketë” përfshiheshin edhe marrëdhëniet intime.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ramë dakord që nëse unë paguaja shumën në fjalë, agjencia do të më siguronte takimin me Megan Fox, Candice Swanepoel dhe Angelababy si eskorta për shërbime seksuale”, thuhet në deklaratën e biznesmenit kinez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështja ka përfunduar në një gjykatë në Sidnej.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?