FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miranda Kerr: Jam beqare edhe e lumtur

Modelja Miranda Kerr që prej kohës kur është ndarë nga Orlando Bloom, ka thënë se ka nisur marrëdhënie me këdo, që nga Tom Cruise e deri te Justin Bieber. Por, bukuroshja australiane thotë se është beqare dhe se është e lumtur për faktin që është e tillë.

Ajo shpjegon se e ka pasur të vështirë të frekuentojë meshkuj të tjerë edhe prej djalit të saj 3-vjeçar Flynn.

“Është e vështirë kur je prind pasi nuk do që të prezantosh me djalin dikë që… thjesht nuk do që të ndikosh fëmijën në asnjë lloj mënyre. Nuk duhet ta bësh konfuz”, tha modelja për versionin australian të revistës ‘InStyle’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miranda Kerr dhe Orlando Bloom u ndanë vitin e kaluar pas 3 vitesh martesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?