FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Olta Gixhari: U shokova nga deklarata e Arvizusë, të më ftojë në SHBA

Dy ditë më parë, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, tha se një nga keqardhjet e largimit nga Shqipëria, është fakti që nuk takoi dot Olta Gixharin.

Ndërsa aktorja nga ana e saj ka thënë se u shokua kur e mori vesh këtë deklaratë, por ka thënë se do e takonte me kënaqësi Arvizunë dhe se pret që ai ta ftojë në SHBA.

“Nuk e di fare se përse e ka thënë atë ambasadori dhe nuk ia kam idenë aspak. Të them të drejtën as nuk e dija se Arvizu e dinte se Olta Gixhari ekziston, megjithatë më pëlqeu shumë si batutë, ishte spektakolare. Edhe unë vetë u shokova nga deklarata e tij, megjithatë jam e lumtur që e ka ditur se kush është Olta dhe ka njohur karrierën time. Natyrisht që do ta takoja me shumë kënaqësi, nëse marr një ftesë, nuk gjej arsye përse mos ta takoj, sidomos tani që do të largohet nga Shqipëria”, ka thënë ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?