FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përçahet Babastars, djemtë i kthehen kundër Getit

Këto ditë grupi i njohur “Babastars”, janë ballafaquar me disa mospajtime brenda grupit. Ishte fillimisht njëri nga anëtarët Albert Krasniqi, i cili kishte shkruar për pakënaqësitë që ka duke thënë se Geti dhe një nga menaxherët, Dekori po bëjnë padrejtësi për anëtarët e tjerë të këtij grupi. Alberti ka publikuar një bisedë që ka zhvilluar në “Viber” me Getin ku edhe shpreh pakënaqësitë e tij, duke shkruar se ai po merret më shumë me Majkun sa u përket datave, ndërsa interesimi për Skivin, Cozman dhe Onatin është shumë i vogël. “Arsyeja qe jam jashtë BS Monopol”, kishte shkruar Alberti sipër kësaj fotografie. Por, duket se anëtarët e këtij labeli kanë rregulluar raportet e tyre mes njeri-tjetrit. Vetëm pak orë më parë në llogarinë e tij në Instastory reperi i njohur Cozman ka publikuar disa fotografi ku bën të ditur se labeli “Babastars” nuk janë ndarë, shkruan ekspress. “Per Ata qe s’i dine disa gjera this is Lafamilia BABASTARS 4Life”, ka shkruar Cozman.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?