Përndoqi Noizy-n dhe i shkaktoi gjendje ankthi e frike, arrestohet në Rinas reperi Cllevio

Kleviol Ahmetaj është arrestuar në Rinas për përndjekje pasi përndoqi reperin Rigel Rajku (Noizy). Kleviol Ahmetaj i ka shkaktuar reperit frikë të vazhdueshme dhe ankth pasi e ka kërcënuar me jetë në Tik-Tok.

Ndaj tij është bërë një kallëzim penal më 13 prill nga shtetasi Rigel Rajku dhe Bashkim Rajku. Sipas kallëzimit, Ahmeti i ka shkaktuar “një gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme, me kërcënimet që i ka bërë në rrjetin e tij social Tik-Tok, ku është shprehur se do ta vrasë dhe do ta shkatërrojë” etj.

Ndalimi i tij është bërë sot rreth orës 01:00 nga Shërbimet e Komisariatit të Rinasit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?