FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Puthje në buzë ndërmjet Allison Janney dhe Kate Winslet në skenë

Si në të gjitha evenimentet e mëdha, edhe në ceremoninë e “Hollywood Film Awards” nuk kanë munguar momentet që u kanë dhënë material faqeve rozë. Krahas çmimeve që u janë ndarë aktorëve, edhe momentet ngacmuese janë ato që u përfolen në media. Një i tillë ka ndodhur ndërmjet dy kolegeve, Kate Winslet dhe Allison Janney. Winslet mori më shumë se një çmim në këtë eveniment, ashtu që iu desh të mbante fjalime para të pranishmëve. Gjatë njërit prej fjalimeve të saj, aktorja tha se ndihej e nderuar që ndodhej në të njëjtin vend me Allison Janney. “E di se nuk të njoh mirë, por e di se dua të jem si ti… Mendoj, mund të puthemi, ndoshta? Ndoshta?”, ka thënë Kate. Ndërsa Janney u nis drejt skenës dhe u puth me Winslet fillimisht në buzë dhe pastaj u përqafuan.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?