FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Puthje pasionante me aktorin e njohur, çfarë po bën Ajsi Xhaxhaj?! (FOTO)

Të gjithë e njihni tashmë Ajsin Xhaxhajn, aktoren e “Kripëmjaltëzave”.

Së fundmi bukuroshja Ajsi i ka befasuar të gjithë duke publikuar një foto ku shihet teksa puthet me aktorin e njohur.

Në foto shihet që çifti teksa puthet, po filmohet edhe nga një person tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pjesë e shkëputur nga xhirimet e filmit me metrazh të gjatë “Dashuria s’mjafton. Partnerë në film, thjesht shokë,”- shkruan Ajsi krahas fotos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo na lë të kuptojmë që e gjitha është pjesë e një filmi që po xhirohet nën kujdesin e regjisorit Drilon Hoxha.

Driloni luan rolin e partnerit të Ajsit në film, dhe është pikërisht djali me të cilin aktorja puthet.

Ndoshta të gjithë kanë menduar se kjo foto mund të ishte konfirmim i një lidhjeje dashurore, por nuk qenka kështu.

Dimë që regjisori Drilon Hoxha është prej kohësh në një lidhje zyrtare, e ndërsa për Ajsin nuk dihet ende nëse aktorja është në ndonjë marrëdhënie apo jo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?