Reperi shqiptar surprizon fansin e tij të sëmurë!
Reperi shqiptar Gashi ka surprizuar një fansin e tij duke e telefonuar dhe folur me të. E gjithë biseda është regjistruar dhe postuar në llogarinë e artistit në Instagram.

“Mbrëmjen e shkuar mora një mesazh nga një fans me tumor në kokë, që ka përjetuar ditë të errëta dhë më tha se muzika ime e ka ndihmuar të ngrihet e të luftojë për jetën, çdo ditë. Kështu vendosa ta telefonoj dhe t’i bëj me dijeni se ai më frymëzon.”
https://www.instagram.com/p/Bobzj3tnP-L/?taken-by=gashi
Në bashkëbisedim e sipër, reperi i ka premtuar fansit se kur të performojë në Chicago do të ngjitet bashkë me të në skenë. Nuk është hera e parë që ndodh diçka e kësaj natyre. Gjatë një koncerti, krejt papritur, Gashi i dhuroi njërit prej fansave një unazë ari me diamante.
“E pyeta për këngën e preferuar dhe iu referua një kënge të vjetër dhe të panjohur shumë, maksimumi vetëm nëna ime mund ta dinte. Kështu hoqa unazën dhe ia dhurova.” është shprehur reperi.

